Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, pasi të pranishme ishin vetëm kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe nënkryetarja Emilija Rexhepi.
Në rend dite ishin raporti i shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2025 dhe disa çështje të tjera institucionale, por mungesa e anëtarëve të tjerë ka pamundësuar zhvillimin e mbledhjes.
Haxhiu tha se do të tentohet që mbledhja të mbahet në ditët në vijim, pasi Kuvendi ende ka obligime për t’u përmbushur, pavarësisht shpërndarjes së tij.




