Dogana e Kosovës po merr pjesë në takimin e National Contact Points (NCP) të Programit te BE- së Customs, i cili po mbahet në Shqipëri, me pjesëmarrjen e administratave doganore të vendeve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të zgjerimit.
Gjatë takimit, Dogana e Kosovës ndau përvojën e saj në zbatimin e Programit Customs, duke prezantuar arritjet, sfidat e hasura si dhe planet dhe prioritetet për të ardhmen.
Përmes pjesëmarrjes në këtë platformë të rëndësishme, Dogana e Kosovës vazhdon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe angazhimin drejt modernizimit doganor, lehtësimit të tregtisë dhe integrimit evropian.




