Rilind Gërvalla është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të kanaleve në gjuhën shqipe RTK 1, RTK 3 dhe RTK 4.
Emërimi i tij është bërë në mbledhjen e dytë të Bordit të RTK-së, me propozim të ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu, dhe ka marrë nëntë vota të anëtarëve të bordit.
Gërvalla kishte qenë më herët drejtor i RTK1, ndërsa tani do të vazhdojë si ushtrues detyre pas përfundimit të mandatit të rregullt.
Në të njëjtën mbledhje, Arsim Halili është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Radio Kosovës, po ashtu me propozim të Zana Spahiut. Halili kishte ushtruar më parë detyrën e drejtorit të këtij institucioni publik.




