Nënkryetari i Prishtinës dhe kryetar i degës së dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet, Florian Dushi, ka njoftuar se ka mbetur jashtë listës për kandidat për deputetë.
Ai ka deklaruar se ka mbetur “palëkundur dhe besnik” ndaj frymës së Presidentit Ibrahim Rugova dhe ka sugjeruar se qëndrimet e tij mund të kenë ndikuar në këtë vendim.
Dushi theksoi se për afro tri dekada ka qenë pranë anëtarësisë së LDK-së dhe se do të vazhdojë ta mbështesë partinë, duke e quajtur besimin në të një “përgjegjësi të madhe politike dhe njerëzore”.




