Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk pajtohet me praktikën që ish-deputetët të marrin pagë kalimtare 12-mujore, pavarësisht kohëzgjatjes së mandatit.
Megjithatë, ajo theksoi se kjo çështje është e rregulluar me legjislacionin në fuqi dhe institucionet janë të obliguara ta zbatojnë atë.
Haxhiu u shpreh e hapur për ndryshime ligjore në të ardhmen, duke e konsideruar praktikën aktuale të padrejtë.




