Emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se këtë javë në Bruksel janë zhvilluar takime me kryenegociatorët Agron Bajrami dhe Petar Petkoviq.
Sipas tij, në këto takime është diskutuar përcaktimi i planit të punës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për muajt në vijim.




