Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve në Obiliq, ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 12 maj 2026 në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku nga një depo e një punishteje është vjedhur një shumë e konsiderueshme parash.
Të arrestuarit janë: F.B. (26), A.K. (22) dhe R.H. (34), të gjithë meshkuj.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.




