Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është paraqitur në Stacionin Policor të Skenderajt për intervistim lidhur me incidentin e raportuar një ditë më parë, ku dyshohet se ka qenë i përfshirë në një sulm fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani.
Lushtaku është pritur nga një numër qytetarësh që kanë qëndruar për disa orë para objektit të policisë, duke e përshëndetur me brohoritje gjatë hyrjes së tij në institucion./EO/




