Policia e Kosovës, në kuadër të projektit për edukimin e nxënësve në sigurinë rrugore, ka mbajtur një ligjëratë me nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta në Gjimnazin LOYOLA në Prizren.
Ligjërata u mbajt nga togeri Arben Elshani nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren, ku morën pjesë rreth 150 nxënës. Ata u informuan mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut dhe sigurisë në komunikacion.
Policia njoftoi se aktivitete të tilla edukative do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera.




