Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron sot në Tallinn të Estonisë për pjesëmarrje në Konferencën “Lennart Meri 2026”, një forum ndërkombëtar për siguri dhe politikë të jashtme.
Gjatë vizitës, ai pritet të marrë pjesë në panele diskutimi dhe të zhvillojë takim me kryeministrin e Estonisë, Kristen Michal, si dhe të pritet nga presidenti estonez, Alar Karis.
Në agjendë përfshihen edhe vizita në institucione të NATO-s dhe qendra të inovacionit në Estoni.




