Shqipëria po përgatitet për të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Rripin e Gazës, si pjesë e një misioni paqeruajtës.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se një ekip shqiptar ka vlerësuar situatën në terren, ndërsa po shqyrtohen kushtet për vendosjen e trupave.
Sipas tij, angazhimi po bëhet në kuadër të një plani ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura po përgatit dokumentacionin dhe planin operacional.
Po ashtu, po analizohet mundësia që kontingjenti i parë shqiptar të jetë pjesë e shtabit të forcës ndërkombëtare, me potencial për zgjerim të mëtejshëm të kontributit ushtarak.




