Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë nga paraburgimi në Hagë në Kanal10, ka deklaruar se është “plotësisht i pafajshëm” dhe ka kërkuar që verdikti përfundimtar të bazohet në ligj dhe konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Ai ka folur edhe për procesin gjyqësor, izolimin, si dhe zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rolin e partnerëve ndërkombëtarë në proceset historike të vendit. Thaçi ka përsëritur se Kosova është ndërtuar mbi sakrificë dhe ka mbrojtur veprimet e UÇK-së gjatë luftës.
Në fund, ai ka deklaruar se nuk do të rikthehet në politikën aktive garuese, por ka lënë të hapur mundësinë për të shkruar dhe dhënë opinione përmes shkrimeve dhe reflektimeve personale.




