Në Nantes të Francës, një 15-vjeçar është vrarë me armë zjarri, ndërsa dy të mitur të tjerë, 13 dhe 14 vjeç, kanë mbetur të plagosur pas një sulmi të armatosur.
Sipas autoriteteve, të shtënat ndodhën mbrëmjen e së enjtes në një pallat apartamentesh, ku autorët që lëviznin me motoçikletë hapën zjarr ndaj tre adoleshentëve dhe më pas u larguan.
Njëri nga të rinjtë humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një 13-vjeçar ndodhet në gjendje kritike, kurse 14-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Policia franceze dyshon se ngjarja lidhet me përplasje mes grupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogës.




