Ukraina ka kryer sulme me dronë në disa rajone të Rusisë, përfshirë edhe një rafineri të madhe nafte në Ryazan, në një kundërpërgjigje pas sulmeve të fundit ruse.
Autoritetet ukrainase nuk kanë dhënë detaje të plota për operacionin, ndërsa pala ruse ka njoftuar se nga sulmet janë plagosur disa persona, përfshirë një fëmijë, dhe ka hapur hetime për “terrorizëm”.
Sulmet vijnë pas bombardimeve masive ruse ndaj Ukrainës, ku në Kiev një raketë goditi një ndërtesë banimi, duke lënë të vrarë 24 persona, mes tyre edhe tre fëmijë.




