Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka deklaruar se numri 128 është numri i partisë së tij në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai tha se qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin një ekip të dëshmuar, duke theksuar programin e partisë për siguri, zhvillim dhe projekte të mëdha për vendin.
Gjini u shpreh se me Aleancën synohet “siguri për sot dhe zhvillim i qëndrueshëm për nesër”.




