Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 902 kandidatë të 21 subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas KQZ-së, kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur. Nga gjithsej 902 kandidatë, 593 janë burra dhe 309 gra.




