Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të zhvillojë disa aktivitete në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, ndërsa në orën 13:00 pritet të mbahet mbledhja e radhës e KQZ-së.
Në këtë mbledhje pritet të certifikohen kandidatët e partive politike dhe të miratohet dizajni i fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës. Po ashtu do të shqyrtohen edhe çështje të tjera që lidhen me organizimin e procesit zgjedhor.




