Bizelja është një nga bimët më të vjetra të kultivuara dhe mbetet sot një ushqim me vlera të larta ushqyese, i pasur me vitamina, minerale dhe fibra.
Ajo përmban pak kalori dhe është burim i vitaminës K, C, B dhe mineraleve si hekur, magnez dhe kalium, duke ndihmuar në shëndetin e përgjithshëm të organizmit.
Një nga mënyrat e konsumimit të saj është edhe përmes lëngut të kombinuar me përbërës të tjerë natyralë, si spinaqi, molla, kastraveci dhe limoni, që sipas përshkrimit kanë efekt hidratues dhe ndihmojnë në pastrimin e organizmit.
Përbërësit:
1 grusht bizele 🟢
1 filxhan spinaq 🥬
1 mollë jeshile 🍏
1 limon 🍋
1/2 kastravec 🥒
Pak kripë
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit kalohen në blender ose shtrydhëse dhe lëngu pihet menjëherë.
Sipas këshillave, mund të konsumohet për tre ditë rresht si pjesë e një rutine ushqimore natyrale.




