Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë ka goditur veriun e Japonisë, me epiqendër pranë prefekturës Miyagi.
Autoritetet konfirmuan se nuk ka viktima dhe nuk është lëshuar alarm për cunami. Po ashtu, nuk janë raportuar dëme serioze në centralet bërthamore në zonë.
Disa linja të trenave “Shinkansen” u ndalën përkohësisht si masë sigurie, ndërsa situata po monitorohet nga autoritetet.




