Ka përfunduar procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, me gjithsej 142,803 aplikime të pranuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas të dhënave preliminare, deri tani janë aprovuar 109,696 aplikime, 7,325 janë refuzuar, ndërsa mbi 25 mijë të tjera mbeten në shqyrtim.
Forma më e preferuar e votimit nga mërgata vazhdon të jetë votimi përmes postës. Mbi 81 mijë qytetarë kanë zgjedhur të pranojnë fletëvotimet në adresat e tyre jashtë Kosovës, ndërsa rreth 25 mijë janë regjistruar për votim fizik në ambasada dhe konsullata.
Votimi me postë pritet të nisë më 25 maj dhe të përfundojë më 6 qershor, ndërsa votimi fizik në përfaqësitë diplomatike do të mbahet më 6 qershor.




