Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka deklaruar se Zyra Kombëtare e Auditimit dërgon raste në Prokurorinë e Shtetit kur evidentohen dyshime për keqpërdorime, por nuk merr informacion për ecurinë e tyre.
Ajo tha se pas çdo raporti të auditimit, gjetjet shqyrtohen dhe rastet me elemente të mundshme penale procedohen në Prokurori, duke shtuar se mungon informimi për statusin e hetimeve.
Spanca ka kërkuar më shumë efikasitet dhe zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes ZKA-së dhe Prokurorisë së Shtetit, ndërsa bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë dërguar 80 raste në Prokurori./EO/




