Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani, kanë vizituar Fabrikën e Ujit “Dea” dhe kompaninë EuroFisi, të cilat i kanë vlerësuar si shembuj të suksesshëm të prodhimit vendor.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka theksuar se këto kompani dëshmojnë potencialin e Kosovës për zhvillim ekonomik, eksport dhe krijim të vendeve të punës, duke u shndërruar në biznese konkurruese edhe në tregjet e jashtme.
Ai ka shtuar se LDK mbështet ekonominë e bazuar në sipërmarrje dhe prodhim vendor, duke premtuar lehtësira për bizneset dhe ulje të barrierave burokratike, me synim rritjen e prodhimit dhe eksportit në vend.




