Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se strukturat e partisë janë të gatshme dhe të mobilizuara për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai tha se mobilizimi po shihet në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa theksoi se PDK synon të sjellë ndryshim, stabilitet dhe zhvillim ekonomik për qytetarët.




