Kosova sot do të përfshihet nga mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa zona të vendit vranësirat mund të sjellin reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Temperaturat minimale do të sillen nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë ndërmjet 18 dhe 21 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.




