Kandidati i Lëvizja Vetëvendosje për deputet, Agim Bahtiri, ka bërë deklarata lidhur me situatën e sigurisë pas ngjarjeve në Skenderaj.
Në një intervistë, Bahtiri ka thënë se, sipas tij, siguria në veri është më e lartë se në disa zona të Skenderajt, duke theksuar se nuk dëshiron të komentojë më tej për këtë çështje.
Ai ka përsëritur edhe më herët deklarata të ngjashme, ku ka folur për nevojën e unitetit mes qytetarëve dhe ka kritikuar disa reagime politike pas deklaratave të tij.




