Kandidati i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini, ka qëndruar sot në Malishevë, ku ka zhvilluar takime me qytetarë, biznese dhe fermerë.
Gjini bëri të ditur se gjatë këtyre takimeve është diskutuar për planin e Aleancës lidhur me zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e sektorit të bujqësisë.
Ai tha se Malisheva e ka pritur me energji pozitive dhe gatishmëri për të diskutuar rreth sfidave dhe perspektivës zhvillimore të vendit.
Sipas tij, mbështetja që ka marrë në këtë komunë tregon se qytetarët po rreshtohen përkrah Aleancës dhe programit të saj qeverisës, të cilin e konsideroi si rrugë për zhvillim të qëndrueshëm dhe udhëheqje më të fortë të vendit.




