Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren në kuadër të dyshimeve për shmangie të tatimit në shitjen e arit.
Në koordinim me prokurorin, janë kontrolluar gjashtë biznese dhe tri shtëpi banimi, ku dyshohej për aktivitete të kundërligjshme dhe mosdeklarim të mallrave.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 3.7 kilogramë ari i padeklaruar, mbi 4.2 kilogramë argjend, si dhe një armë pa leje.
Të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.




