Në fshatin Studençan të Suharekës është hapur zyrtarisht Zyra Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore.
Kjo zyrë synon ta afrojë policinë më pranë qytetarëve, duke krijuar një pikë të drejtpërdrejtë komunikimi për nevojat e përditshme dhe duke forcuar bashkëpunimin me komunitetin.
Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të Komunës së Suharekës, Policisë së Kosovës në nivel qendror dhe rajonal, si dhe të Stacionit Policor në Suharekë.




