Kandidati për deputet nga PDK-ja, Mentor Ismaili, ka vlerësuar ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e cilësuar si simbol të luftës, sakrificës dhe shtetndërtimit.
Në një postim në Facebook, ai tha se figura e Thaçit do të mbetet e rëndësishme në kujtesën historike shqiptare, krahas figurave si Skënderbeu dhe Ismail Qemali.
Sipas tij, brezat e ardhshëm do të mësojnë për rolin e tij në periudhën e luftës dhe pavarësisë së Kosovës.




