Një mësues në një shkollë fillore në fshatin Shalë të Lipjanit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një nxënësi 10-vjeçar.
Sipas familjarëve, fëmija ka pësuar lëndime të dukshme, ndërsa rasti është raportuar në Polici dhe Prokurori.
Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, ndërsa po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit./EO/





