Kandidati për kryeministër nga AAK, Ardian Gjini, ka shprehur shqetësim për gjendjen e prodhuesve vendorë, duke thënë se importet e pakontrolluara po e dëmtojnë rëndë ekonominë e vendit.
Pas një takimi në Deçan, ai deklaroi se bizneset vendore po përballen me konkurrencë të padrejtë, veçanërisht nga importi i produkteve nga Serbia, që sipas tij po ndikon në dobësimin e prodhimit vendor.
Gjini theksoi se mbështetja për bizneset, fermerët dhe të rinjtë do të jetë prioritet në programin e AAK-së, duke shtuar se prodhimi vendor duhet të mbrohet dhe fuqizohet./EO/




