Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën në burgun e Dubravës dhe atë në Vushtrri, duke i cilësuar krime të rënda të kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës.
Ai tha se mbi 130 të burgosur u vranë në Dubravë, ndërsa në Vushtrri u vranë 68 civilë, shumica e të cilëve më vonë u gjetën në varreza masive në Serbi.
Haradinaj theksoi se drejtësia ende nuk është vendosur plotësisht dhe se kujtimi për viktimat duhet të vazhdojë.




