Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.
Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale të sigurisë në vend, sfidat me të cilat po përballet Republika e Kosovës, si dhe rëndësia e funksionimit profesional, ligjor dhe të përgjegjshëm të institucioneve të sigurisë.
Haxhiu theksoi se siguria e shtetit kërkon përkushtim të vazhdueshëm, vigjilencë dhe punë të palodhshme, shpesh larg syrit të publikut, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.




