Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale me diell. Në disa zona të vendit priten edhe riga lokale shiu.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 18 deri në 23 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.




