Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka shqiptuar 194 tiketa ndaj ngasësve të motoçikletave gjatë muajit maj, në kuadër të kontrolleve dhe planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik.
Sipas policisë, shkeljet përfshijnë drejtim pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në terren me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore, duke paralajmëruar tolerancë zero ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit.




