Qeveria në detyrë ka vendosur të rrisë shtesat mujore për lehona nga 325 euro në 500 euro.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se rritja do të hyjë në fuqi nga ky muaj dhe se vlera e re do të jetë e barabartë me pagën minimale në vend.
Ai kujtoi se skema e mbështetjes për lehonat ishte nisur gjatë mandatit të kësaj qeverie, fillimisht me pagesa prej 170 eurosh për nënat e papuna dhe për lehonat e punësuara sipas periudhave të përcaktuara./EO/




