Berat Rukiqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e nga 100 eurove për kategori të ndryshme të shoqërisë, duke e cilësuar këtë veprim si “blerje vote me para publike”.
Ai ka thënë se shtesat për qytetarët në nevojë duhet të rregullohen me ligj dhe jo të përdoren për qëllime politike, duke theksuar se qytetarët kanë nevojë për vende pune dhe paga më të larta, jo ndihma të përkohshme.




