Ministrat e Jashtëm të NATO-s janë mbledhur në Helsingborg të Suedisë, ku po diskutohet për praninë e trupave amerikane në Evropë dhe mbështetjen për Ukrainën.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA është e zhgënjyer me aleatët dhe ka kërkuar më shumë angazhim nga vendet anëtare të NATO-s.
Ai ka theksuar se çështjet e sigurisë dhe dislokimit të forcave amerikane do të mbeten pjesë e diskutimeve në samitin e ardhshëm të aleancës.




