Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga sot ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Sipas tij, ligji sjell procedura më të shpejta dhe më të thjeshta, ndërsa një nga lehtësimet kryesore është mundësia e rifitimit të shtetësisë për bashkatdhetarët që janë detyruar të heqin dorë nga ajo për arsye administrative.
Sveçla e ka cilësuar këtë si hap modernizues dhe lehtësues për qytetarët dhe diasporën.




