Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar qytetarët e Llapit pas takimit të mbajtur në Podujevë në kuadër të platformës “Hajde folim”.
Ai tha se në këtë takim janë diskutuar shqetësimet, shpresat dhe pritjet e qytetarëve për vendin, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me ta.
Abdixhiku shtoi se politika e vërtetë, sipas tij, bëhet mes njerëzve dhe jo larg tyre.




