Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) në një raport të ri për Ballkanin Perëndimor ka theksuar mbështetjen e SHBA-së për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një forcë profesionale të mbrojtjes territoriale.
Në dokument thuhet se SHBA vazhdon të inkurajojë Kosovën dhe Serbinë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
Raporti thekson gjithashtu rëndësinë e KFOR-it për sigurinë në Kosovë dhe nënvizon prioritetet amerikane në rajon, përfshirë stabilitetin, bashkëpunimin ekonomik dhe forcimin e sigurisë./EO/




