Ejup Maqedonci ka thënë se raporti i fundit i Departamenti i Shtetit i SHBA konfirmon mbështetjen e vazhdueshme amerikane për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë moderne dhe profesionale.
Ai theksoi se ky vlerësim dëshmon progresin e Kosovës në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në dhe aleatët euroatlantikë.
Sipas tij, Kosova po kalon nga një vend që merr siguri në një vend që kontribuon në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.




