Në Prishtinë është mbajtur faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe, ku morën pjesë 87 nxënës të klasave të nënta nga Kosova dhe Shqipëria.
Në këtë aktivitet, i organizuar në kuadër të bashkëpunimit arsimor mes dy vendeve, morën pjesë edhe zëvendësministri në detyrë i Arsimit i Kosovës, Përparim Kryeziu, si dhe zëvendësministrja e Arsimit e Shqipërisë, Orjana Osmani.
Organizatorët theksuan se olimpiada synon të nxisë dashurinë për gjuhën shqipe, mendimin kritik dhe bashkëpunimin mes të rinjve të të dy vendeve./EO/




