Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot do të vazhdojnë diskutimet e hapura me qytetarët në kuadër të platformës “Hajde folim”.
Pas takimit në Podujevë, aktivitetet do të zhvillohen në Skenderaj, Istog, Pejë dhe Lipjan.
Osmani ka thënë se në këto diskutime po trajtohen hallet e përditshme të qytetarëve dhe theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me ta.




