Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 23 maj.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet që kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 janë:
Nafta (dizel) – 1.63 euro për litër Benzina – 1.55 euro për litër
Gasi – 0.75 euro për litër
MINTI ka bërë të ditur se qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre përmes emailit [[email protected]](mailto:[email protected]) ose në numrin pa pagesë 0800 11000.




