Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka kritikuar ndryshimet në Udhëzimin Administrativ për gradimet në Policia e Kosovës, duke i cilësuar si të motivuara politikisht.
Ai tha se rregulli i ri nuk është i bazuar në analiza profesionale dhe se ndryshimi në kohë fushate ngre dyshime për ndikim politik. Sipas tij, procesi rrezikon standardet e meritokracisë dhe krijon hapësirë për favorizime brenda policisë.
Ramadani shtoi se Policia duhet të mbetet institucion profesional dhe i pavarur, në shërbim të qytetarëve dhe ligjit./EO/




