Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së (USCIS) kanë njoftuar ndryshime në politikën për kartën e gjelbër, sipas të cilave shumë aplikantë do të duhet të përfundojnë procesin nga jashtë vendit.
Sipas udhëzimeve të reja, personat që ndodhen në SHBA me status të përkohshëm dhe kërkojnë kartë të gjelbër mund të detyrohen të kthehen në vendin e origjinës për të vazhduar aplikimin përmes konsullatave amerikane.
Autoritetet thonë se masa synon rregullimin e procesit të imigracionit, ndërsa kritikët paralajmërojnë se ajo mund të prekë familjet dhe rastet e ndjeshme me procedura ende të papërfunduara.




