Sot po mbahen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, ku në garë është vetëm emri i Sali Berishës.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 18:00. Votimi po zhvillohet në mbi 90 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, Partia Demokratike ende nuk ka bërë publik numrin total të anëtarëve që janë thirrur për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.




