Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 50 aksidente trafiku, prej tyre 23 me persona të lënduar dhe 27 me dëme materiale.
Sipas raportit policor, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë shqiptuar 1,981 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Po ashtu, policia bëri të ditur se janë arrestuar 8 persona, ndërsa 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje.




