Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka prezantuar raportin “TransformCare”, i cili thekson se sistemi i kujdesit në Kosovë mbetet i fragmentuar, i nënfinancuar dhe me zbatim të dobët të politikave ekzistuese.
Sipas të gjeturave, gratë vazhdojnë të bartin pjesën më të madhe të punës së papaguar të kujdesit në familje, gjë që ndikon drejtpërdrejt në pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës dhe në mirëqenien ekonomike.
Në konferencë u theksua nevoja që kujdesi të trajtohet si investim strategjik për zhvillim ekonomik, duke kërkuar reforma institucionale dhe rritje të financimit në këtë sektor./EO/




